A e do gruan tënde? Ti mund të thuash: “Po”, por nuk mund ta provosh dot një gjë të tillë. Nuk mund të më japësh dot një rezultat me shifra se sa e do. Ditën që ti e takove atë për herë të parë, nuk e doje. Tani e do, por a mund të ma thuash me saktësi se në çfarë dite fillove ta duash? Është e pamundur ta dish. Nuk është se një ditë e tillë nuk ekziston, thjesht ti nuk e mban mend, sepse dashuria lind shumë e zbehtë dhe pastaj forcohet nga dita në ditë.

Ajo nuk ra në dashuri me ty, thjesht sepse ti e mbaje mend ditëlindjen e saj dhe i çove lule atë ditë, apo për ditën e Shën Valentinit. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur zgjohesh në mëngjes, ti i thua asaj “Mirëmëngjes”, përpara se të shikosh celularin tënd. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur ti shkove drejt frigoriferit për të marrë një pije për vete, bëre të njëjtën gjë dhe për të, pa të të thënë ajo që ta merrje. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur ti kishe kaluar një ditë të bukur në punë, ndërsa ajo një ditë të tmerrshme në punën e saj, ti nuk e ndalove atë për të folur për ditën tënde. Ti e le të fliste, që ajo të ndihej më mirë dhe më e çliruar nga stresi që kishte grumbulluar brenda vetes.

Lexo po ashtu:  Në suksesin e fëmijës më shumë ndikon edukimi sesa arsimi i mirë

Kjo është arsyeja se pse ajo ra në dashuri me ty. Nuk kishte një ditë specifike, apo një veprim specifik që ti e bëre, por ishte grumbullimi i gjithë këtyre gjërave të vogla që e bëri atë të pranonte në një ditë të caktuar se të donte. Kjo gjë funksionon njësoj si palestra. Nëse ti shkon ditën e parë në palestër dhe pastaj kthehesh dhe shikon veten në pasqyrë, nuk do të shohësh asnjë ndryshim. Nëse shkon edhe ditën e dytë, prapë nuk do të shohësh ndonjë ndryshim. Dhe ti heq dorë. Ose mund të shkosh përditë dhe në fund të muajit të vësh re ndryshimet e para. E njëjta gjë ndodh edhe në një lidhje. Ti i ble asaj lule për ditëlindje dhe e uron, por ajo nuk të do në atë moment dhe ti heq dorë. Por nëse ti vazhdimisht i kushton vëmendje dhe e bën atë të ndihet e rëndësishme, ajo padyshim një ditë do të të dojë. Duhet thjesht të jesh i vendosur.

Lexo po ashtu:  Si ta zbusim ekzemën

Mund të shkosh tek dentisti dy herë në vit, por dhëmbët e tu gjithsesi bien. Pse? Sepse ti nuk e ke kuptuar dhe nuk ke vendosmërinë e duhur për t’i larë dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta. Kjo do të t’i mbajë dhëmbët e tu të shëndetshëm. Të shkosh tek dentisti është shumë e rëndësishme, por është më e rëndësishme praktika e përditshme dhe monotone e larjes së dhëmbëve të tu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *