Në një nga rrëfimet e tij, ish-ambasadori britanik Ivor Roberts e përshkruante presidentin Aleksandër Vuçiç si “piroman dhe zjarrfikës në çështjet rajonale”. Së bashku me aparatin e fuqishëm të inteligjencës serbe, Vuçiç ka sipas tij, aftësinë për të nxitur krizë praktikisht kudo në Ballkanin Perëndimor me një të kërcitur të gishtit.

Ky rrëfim merr një rëndësi të jashtëzakonshme në dritën e deklaratave të fundit të presidentit malazez Milo Gjukonoviç, i cili këmbënguli se Serbia ndërhyri në zgjedhjet e vendit. Rrëzimi nga pushteti i partisë së tij për herë të parë në 31 vjet ka ardhur sipas Gjukanoviçit për shkak të ndërhyrjes agresive të Beogradit.

Gjukanoviç deklaroi në një konferencë se “presidenti Aleksandër Vuçiç dhe politika e tanishme e Serbisë ishte shumë problematike” ndaj Malit të Zi dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Beogradi. Sipas tij, ardhja në pushtet e opozitës pro-serbe do të ishte rezultat i kësaj ndërhyrjeje.

Duke iu përgjigjur këtyre akuzave, kryeministrja e Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia nuk ka ndërhyrë në asnjë mënyrë në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti. Brnabiç deklaroi se kjo deklaratë ishte një përpjekje për mashtrimit politik nga ana e Gjukanoviçit, të cilën po e përdor “për të shpjeguar humbjen e partisë së tij”.

Lexo po ashtu:  Kujdes se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri

“Në tetë vitet e kaluara, Aleksandar Vuçiq përmendi Malin e Zi dhe Milo Gjukanoviçin më pak sesa Gjukanoviç përmendi Serbinë në një kontekst negativ”, theksoi Brnabiç. Ajo deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Ekspertët thonë se Beogradi është i përfshirë aktualisht në një seri fushatash politike në Bosnjë dhe Hercegovine, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërsa në të kaluarën e afërt ai ka qenë i përfshirë në projekte të ngjashme në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Malin e Zi, përfaqësuesit e qeverisë së Vuçiç janë të përfshirë në një fushatë të bashkërenduar për të rrëzuar Milo Gjukanoviç me pushtet të gjatë përmes një kombinimi të protestave në rrugë dhe dezinformimit mediatik. Për më tepër, në vitin 2016, elementë të lidhur me Beogradin dhe Moskën u përpoqën të organizuar një grusht shteti të keq-ideuar kundër qeverisë së Malit të Zi dhe ka arsye për të dyshuar se një përpjekje e ngjashme mund të jetë provuar, të paktën, në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017.

Lexo po ashtu:  “Pse duhet t’i besojmë Presidentit serb?”, pyet Shaban Murati dhe poston dy citime: “Presidentët e dy shteteve të Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Hapur”

Marrëdhëniet mes dy vendeve morën një kthesë ekstreme, pas miratimit të ligjit për pronat e Kishës. Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme në mesin e malazezëve pro-serbë, zemërim mes serbëve dhe përballje të ashpra fizike në Parlamentin e Serbisë, ku ligjvënësit kanë thënë se Qeveria serbe është duke bërë shumë pak për të mbrojtur Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi.
Në deklaratat e tij publike, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar qetësi dhe ka thënë se Beogradi nuk duhet fajësuar pasi nuk ka të bëjë asgjë me ligjin e ri. Ai ka thënë se serbët vetëm kanë shprehur shqetësimet e tyre për pozicionin e serbëve dhe kishës serbe në Malin e Zi.

Dikur ish-pjesë e Jugosllavisë, Mali i Zi u bë i pavarur nga Serbia përmes një referendumi më 2006. Gjukanoviç këmbëngul duke thënë se Republika e Malit të Zi është shënjestër e tentativave për destabilizim përmes protestave.

Vuçiç apelon se ish-Jugosllavia është sfera natyrore e ndikimit të Serbisë. Sipas ekspertëve, Vuçiç po punon prej vitesh për vendosjen e një rregulli të fortë në ish-shtetet e Jugosllavisë, duke e pozicionuar veten si fuqia kryesore ushtarake dhe politike në Ballkanin Perëndimor. Ndërhyrja politike në shtetet fqinje, kryesisht Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova, duke përdorur Kishën ose aktorët lokalë për të kontrolluar zhvillimet politike.

Lexo po ashtu:  Adriatik Kelmendi: Nuk do ia dalin ta mbyllin Klan Kosovën

Ndikimi i Serbisë është rritur edhe falë programit agresiv të armatosjes, nëpërmjet së cilës Beogradi harxhon dhjetëra miliona dollarë për blerjen e sistemeve moderne të armëve ruse, kineze dhe madje edhe franceze. Nga viti 2019 deri në vitin 2020, Serbia pati rritjen e 5-të më të madhe në shpenzimet ushtarake në botë dhe më i larti në rajon.

Në Kosovë, Serbia mban një okupim de facto të Veriut të populluar kryesisht serb të vendit përmes një qendre aktorësh politikë lokalë dhe një rrjeti kriminal që ndodhet nën kontrollin e regjimit të Beogradit. Vuçiç gjithashtu e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të përfshirë zyrtarisht veriun e Kosovës në Serbi.

Ndërkohë që vazhdon të angazhohet në këto operacione në shtetet fqinje, Beogradi ekuilibron me mjeshtëri interesat konkurruese të SHBA-së, BE-së, Rusisë dhe Kinës në rajon.(gazeta si)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *