Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Lidhja shumë e ngushtë mes kujtesës dhe nuhatjes njihet prej disa kohësh dhe ka qenë edhe në qendër të veprave letrare.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Më pak e njohur është aftësia e aromave për të përmirësuar kujtesën dhe për të ngadalësuar rënien njohëse tek të moshuarit, e theksuar së fundmi nga një studim nga Universiteti i Kalifornisë i botuar në revistën Frontiers in Neuroscience.

Hulumtimi përfshinte 43 të rritur të moshës 60-85 vjeç, të ndarë në dy grupe; njëri shërbente si kontroll, ndërsa tjetri ekspozohej ndaj aromave të lëshuara nga difuzorët çdo natë për periudha dy-orëshe.

Pas gjashtë muajsh, anëtarët e grupit të dytë ishin përmirësuar me 226% në testet e kujtesës. Për më tepër, disa zona të trurit të tyre treguan ndryshime të vogla të lidhura me rritjen e efikasitetit njohës.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

Studiuesit vërejnë se mosha shpesh çon në një përkeqësim të ndjeshmërisë së nuhatjes, e cila mund t’i paraprijë rënies njohëse.

Pasurimi i mjedisit me aroma mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe efektive për të luftuar këtë formë të plakjes.

​Edel Strazimiri