“Prisni deri në klasë të tetë” (Wait Until 8th ) është lëvizja më e fundit në rrjetet sociale, nisur nga një mijë mama në 42 shtete të Amerikës që mbështesin teorinë e shkencëtarëve që fëmijët nuk duhet të kenë asnjë kontakt me telefonat e zgjuar para moshës 12 vjeçare. Ishte një nënë e një vajze të vogël katër vjeçare, ajo që nxiti këtë lëvizje, vetëm pasi një ditë pa në kopshtin e vajzës që shumë fëmijë kishin tabletë e smartphonë nëpër duar.  Sipas një studimi 75% e 4-vjeçarëve dinë të përdorin në mënyrë të pavarur pajisjet e zgjuara, por shumë terapistë e psikologë u bëjnë thirrje prindërve mos t’u lënë fëmijëve pajisje elektronike në duar. Ndonëse nënat që janë bërë pjesë e grupit e dinë mjaft mirë se çdo familje është e ndryshme ata nuk kanë për qëllim të mblidhen e të gjykojnë prindërit që u japin më herët telefon fëmijëve, në varësi të rrethanave ! Ato kanë si objektiv mbledhjen e informacioneve, interpretimin e studimeve, për të bindur sa më shumë prindër që telefoni në duart e fëmijëve nuk sjell asnjë dobi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Jeni të lodhur nga mediat sociale? Atëherë mos lini pa provuar këto pesë gjëra

Ekspozimi ndaj teknologjisë në moshë të herët jo vetëm që kufizon kohën që fëmijët duhet t’ia kushtonin lojës dhe aktivitetit fizik, por përdorimi i tepruar i aparatëve celularë ndikon negativisht në shëndetin e syve.  Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët e vegjël të cilët kalojnë shumë orë në ditë përpara ekraneve. Sytë e fëmijëve janë ende në zhvillim për të filtruar dritën blu që lëshon celulari. Në këtë mënyrë drita depërton shumë më thellë duke rezultuar mjaft e dëmshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon aktualisht pajisjet teknolojike në kategorinë 2B (rrezik serioz).


Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Një tjetër problem që evidentohet nga shkencëtarët është ai i problemeve mendore 
Truri i njeriut nuk është plotësisht I zhvilluar të pranojë dhe kuptojë ralitetin virtual në një moshë të herët, ndaj “të mirat” e përdorimit të pajisjeve teknologjike kthehen si katapulkë në këtë moshë. Teknologjia godet trurin e fëmijëvë të cilëve janë shumë të ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm. Hulumtimet kanë treguar se fëmijët të cilët kalojnë kohë të tepërt përpara një ekrani kanë tendencë për të zhvilluar probleme me vëmendjen, aftësinë njohëse . Kjo gjenjde kontribuon në diagnoza si autizmi, ankthi, depresioni, çrregullime të gjumit etj.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Nxënësit, a duhet të kenë detyra shtëpie?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *