Shqiptarët e kanë njohur sushin vitet e fundit dhe është kthyer në një ushqim të preferuar për ta. Mund të themi se është një nga ushqimet më të famshëm të momentit.

Por, sa i shëndetshëm është sushi? Në fakt, është i shëndetshëm sidomos kur është i mbushur me perime, me omega 3 që vjen nga salmoni apo toni, si dhe nga copët e avokados. Sigurisht, nuk ka problem nëse i konsumoni një herë në disa kohë, por kujdes. Nëse nuk e ruani masën, do shtoni në peshë!

Po ndikime negative në shëndet, a ka? Sushi përmban prodhime deti të skuqura, majonezë japoneze dhe krem djathi, të cilat japin kalori dhe yndyrna jo të shëndetshme. Prandaj dietologët thonë se ka disa lloje sushi që janë pothuaj njësoj si patatet e skuqura përsa i përket vlerave ushqimore.

Kini kujdes nga ajo çfarë porosisni kur shkoni nëpër restorante. Opsionet më të shëndetshme janë sushit që kanë në përbërje të tyre avokado, karkaleca, perime apo oriz të zi. Nëse jeni shtatzënë apo keni probleme në sistemin imunitar, këshillohet të mos rrezikoni duke përdorur këto lloj prodhimesh deti të përpunuara.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse hani kastravec çdo ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *