Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me kapsllëkun, diarrenë kollën, astmën.

Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Lexo po ashtu:  Filloni me dietën 5: 2, 4: 3, 16: 8 ose 6: 1? Këto nuk janë formula misterioze matematikore, por një mënyrë e lehtë për ju për të humbur 0.5 kg në javë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *