Athina zyrtare e ka një ndër çështjet kryesore diplomatike Qipron dhe e quan pushtim atë që ndodhi në vitin 1974, por e vërteta është se ajo shmangu një konfrontim ushtarak me Ankaranë e ndoshta edhe u dakordua që ajo që ndodhi të ndodhte ashtu si ndodhi. Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ish-kreu i Shërbimit Qendror Grek në Kyrenia të Qipros në atë vit, 87 vjeçari Alexandros Simeoforidis pretendon se informacionet e mbledhura ishin në kohë dhe të mjaftueshme, por nuk u morën parasysh.

Dërgova kaq shumë informacion. Dhe çfarë u bë me të? U çua kot. A nuk duhej të përdorej për të patur një rezultat ndryshe? Ishim kaq të informuar, asgjë nuk lëvizte pa e ditur ne. Dhe shkoi gjithçka kot, sikur të ishim qorra. Dhe pastaj turqit erdhën, “papritmas”. U ndjeva i tradhëtuar, shprehet ai.

Simeoforidis jep hollësi nga të dhënat e mbledhura atë kohë si anullimi i lejeve në Korparmatën e Gjashtë turke në Adana dhe në Divizionin e 39-të në Alexandretta. Më tej akoma, në prill 1974 trupat turke kryen stërvitje zbarkimi në hapësirën e pak ditëve.

Lexo po ashtu:  - Të jetosh do të thotë të marrësh anë - Indiferenca është plogështi, parazitizëm, burracakëri, nuk është jetë. Mesazhi i Gramshit që është aktual edhe sot

Ishte e pazakonshme…Tanët e dinin që ushtria turke kishte qenë në alarm që në muajin prill, vijon ish-ushtaraku grek.

Në korrik të atij viti, ai kujton se dërgonte 17-18 sinjale për eprorët pas të cilave nuk pati asnjë përgjigje.

Dukej sikur ata dinin gjithçka dhe nuk kishin nevojë për informacione shtesë, shton Simeoforidis.

Me interes është edhe përshkrimi i përshtypjeve nga zbarkimi i trupave turke më 20 korrik 1974  që ilustron një thuajse bindje se kapja e Qipros ishte në fakt një mizanskenë e një teatri politik.

Në bregun e Pentemilit nuk ishe marrë asnjë masë organizative mbrojtëse…Anëtarët e ekupiazhit ishin në bash, dukeshin të relaksuar, pa masa të veçanta sigurie, sikur po shkonin në inpektim…Po prisja mbërritjen e gjashtë Fantomëve dhe dy nëndetëseve. Nuk erdhën kurrë, sqaron  ushtaraku grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *