Për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve siguria që ata të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, është një përparësi kryesore. Por kur vjen çështja tek fëmijët veganë apo vegjetarianë është shqetësues fakti që të kenë një dietë të veçantë dhe duhet të sigurohen që t’i marrin të gjitha vitaminat ushqyese të nevojshme për trupin.

Në një sërë udhëzimesh të lëshuara të enjten nga British Nutrition Foundation (BNF) thuhet se fëmijët veganë apo vegjetarianë duhet të hanë të paktën 3 pjesë të proteinave në ditë në mënyrë që ata të konsumojnë mjaftueshëm zink dhe hekur. Organizata rekomandon që prindërit të vizitojnë një mjek për t’u këshilluar se si të sigurojnë që fëmijët e tyre të konsumojnë sasinë e duhur ushqyesve. Pra edhe fëmijët që ndjekin një dietë vegane apo vegjetarianë mund të kenë një stil jete të shëndetshme.

Por si mund të sigurohet që një fëmijë që është vegan apo vegjetarian të ushqehet më një dietë ushqyese dhe të ekuilibruar?

“Është pozita e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës që planifikon siç duhet një dietë të tillë. Dietat janë të shëndetshme dhe mund të ofrojnë përfitime shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të caktuara” thotë organizata. Këto dieta janë të përshtatshme për të gjitha fazat e ciklit të jetës, duke përfshirë shtatzëninë, foshnjërinë, fëmijërinë, adoleshencën, moshën madhore e të rritur edhe për atletët.

Lexo po ashtu:  4 veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur

Çfarë duhet të bëni kur një fëmijë fillon dietën vegane ose vegjetarianë?

Një dietë vegane përbëhet vetëm nga ushqimet me bazë bimore, ndërsa një dietë vegjetariane mund të përfshijë nënproduktet e kafshëve si qumështi, vezët dhe djathi.  Nëse fëmijët fillojnë dhe ndjekin një nga këto dieta është thelbësore që prindërit të kërkojnë udhëzime nga një nutricionist ose dietician, thotë nutricionistja Lily Soutter. “Fëmijët në rritje kanë kërkesa më të larta ushqyese për energji për madhësinë e trupit të tyre në krahasim me të rriturit”, shpjegon Soutter tek The Independent.

Sipas udhëzimeve të reja të BNF, është e këshillueshme që fëmijët të hanë pesë ose më shumë pjesë të frutave dhe perimeve në një ditë, tre pjesë të ushqimit të qumështit dhe dy pjesë të proteinave. Udhëzimet shtojnë se mishi është një “furnizues i mirë i hekurit i lehtë dhe absorbues”, burimet alternative të hekurit janë thelbësore, veçanërisht për fëmijët në rritje. Alternativat ushqyese për hekurin e mishit përfshijnë drithërat, perimet me gjethe të errëta, fasulet, thjerrëzat, drithërat e fortifikuara dhe kajsi të thata.

Lexo po ashtu:  Kruarja e kokës/ Pse mund të jetë duke ndodhur

A duhet të ushqejë me qumësht gjiri fëmijën një nënë vegane?

Sipas NHS (The National Health Service), rekomandohet që të gjitha foshnjat të ushqehen me qumështin e nënës ekskluzivisht deri në moshën gjashtë muajsh, pavarësisht faktit të të qënurit vegan ose jo. “Ashtu si të gjithë gjitarët, një nënë prodhon qumësht me qëllimin e vetëm për të ushqyer fëmijën e saj. Pra, për nënat vegane dhe foshnjat e tyre, nuk ka asnjë kundërshtim moral në dhënien e qumështit të gjirit”, thotë shoqata e veganëve. (The Independent)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *