Përse i vëmë në pushtet njerëzit të cilët nuk janë të kualifikuar për të? Një njeri i mençur dikur ka thënë që nxitja për tu bërë politikan duhet të mjaftojë që ta diskualifikojë dikë për tu bërë i tillë!

Osho propozon që pushtetin ta lëvizimin nga politikanët tek inteligjenca.

“Si mund ta zgjedhni një president përmes zgjedhjeve? Si mund ta zgjedhni një deputet përmes zgjedhjeve? Ju jeni duke u dhënë aq pushtet njerëzve që janë shumë të uritur për të; ju jeni duke u thënë atyre që ata t’ju varin me duart e juaja! Kjo nuk është demokraci. Këta njerëz, janë duke i shfrytëzuar masat në emër të demokracisë.

Sa për ta bërë një dallim, sistemin tim do ta quaj meritokraci. Por merita për çka?

Merita është të shërbesh dhe të ndash. Dhe në momentin që ju vendosni ta lëvizni pushtetin nga politikanët tek inteligjenca, çdo gjë është e mundur pastaj – çdo gjë bëhet e thjeshtë.

Pas kësaj, do të dëshiroja që secili universitet t’i ketë dy institucione të domosdoshme, sepse në këtë mënyrë do të doja t’i pregatisja njerëzit të cilët do të vinin në pushtet.

Lexo po ashtu:  Dy plumba godasin njeri-tjetrin . Beteja e përgjakshme e Çanakkalesë

Deri tani, për qindra vite ju nuk e keni përgatitur askënd. Nëse dikush dëshiron të bëhet bokser, ju nuk e vendosni drejt në ring dhe ti thoni “fillo”. Ai fillimisht duhet të mësojë. Nëse dikush do të donte të bëhej shpatar, atij do t’i nevojiteshin disa vite për tu bërë i tillë. Përndryshe ai as nuk do të dinte si mbahet shpata – përdorimi i saj dhe luftimi me të do të ishte i pamundur.

Tani, ky është faji i juaj: këta njerëz që janë në pushtet, a janë të kualifikuar për pushtet? A ka menduar ndonjëherë dikush që këta njerëz të cilët mbajnë aq shumë pushtet, duhet t’i kenë disa cilësi të veçanta, në mënyrë që të mos e shpërdorin pushtetin? Nuk është faji i tyre.

Prandaj, për secilin universitet unë i propozoj dy institute. Njëri institut duhet të jetë për deprogramim. Secili person që e ka një certifikatë diplomimi duhet fillimisht ta marrë një certifikatë pastrimi nga instituti i deprogramimit – që do të thotë se ju jeni deprogramuar si i Krishterë, si Hindu, si Muhamedanë, si Hebre… sepse kjo ka qenë problem ynë.

Lexo po ashtu:  Sadik Zeqiri: Pushkën e parë në luftë ma dha Qerim Kelmendi

Dhe katër vite është kohë e mjaftueshme. Deprogramimi nuk merr aq shumë kohë; vetëm disa orë në muaj për katër vite dhe ju do të jeni të deprogramuar. Dhe ju nuk do të merrni çertifikatë nga instituti edukues përveç nëse jeni pastruar nga instituti deprogramues që nënkupton se “ky njeri tani është vetëm një qënie njerëzore. ai nuk është më një i Krishter, një Hindu, një Muhamedan ose Hebre.”

Instituti i dytë do të jetë instituti për meditime, sepse vetëm deprogramimi nuk mjafton. Deprogramimi i largon mbeturinat nga ju, por pas kësaj ju mbeteni i zbrazët – dhe është e vështirë të qenurit i zbrazët; ju do të filloni të mbledhni përsëri mbeturina. Ju nuk mund ta menagjoheni vetvetiu mësimin e një jete të kënaqshme me zbrazëtinë tuaj. Ky është i gjithë arti i meditimit.

Kështu, në njërën anë, instituti për deprogramin ju pastron, ju zbraz, ju bënë juve një vakum; në anën tjetër, instituti për meditime ju ndihmon ta shijoni asgjënë tuaj, zbrazëtinë tuaj, vakumin tuaj të brendshëm, pastërtin dhe freskinë e tij. Dhe përderisa ju filloni ta shijoni këtë, ju filloni ta ndjeni se kjo në të vërtetë nuk është zbrazëti, por është përplot kënaqësi. Duket zbrazëti në fillim sepse ju ishit mësuar të kishit aq shumë mbeturina në të dhe këto mbeturina janë larguar prandaj duket se është e zbrazët.

Lexo po ashtu:  Pse Jul Çezari kaloi Rubikonin: Historia e ngjarjes, që u shndërrua në një nga shprehjet më të njohura në botë

Është njësoj sikur një dhomë përplot me orendi; ju gjithmonë e keni parë atë përplot me orendi; pastaj një ditë ju vini dhe e shihni se të gjithë orenditë janë larguar, dhe atëherë thoni “Dhoma duket e zbrazët.” Dhoma nuk është e zbrazët, por thjeshtë është e pastërt. Dhoma për herë të parë është hapësirë. Dhoma më parë ishte e koklavitur, e rënduar, përplot mbeturina; tani është hapësirë e pastërt.

Duhet ta mësoni meditimin për ta shijuar zbrazëtinë tuaj.

Dhe kjo është pastaj njëra ndër ditët më të mëdha të jetës suaj – dita kur personi fillon ta shijoj zbrazëtinë, vetminë, asgjënë.

Atëherë kurr askush nuk mund të ju programojë juve, askush në botë.”

– Osho“From Misery to Enlightenment”, Talk #8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *