Nga Yasemin Saplakoglu

Shpejtësia me të cilën lëviz bota ku jetojmë, është një nxitëse e përsosur e stresit. Rrahjet e shpeshta të zemrës, shqetësimet në stomak, dhe një ndjenjë e paqartë e acarimit, janë një pjesë e pasojave të pashmangshme të gjendjes njerëzore. Por, me kalimin e kohës stresi kronik mund të dëmtojë trupin, duke shkaktuar çdo gjë, nga inflamacioni, tek sëmundjet kardiometabolike.

Në disa raste, stresi mund të ketë një rol në shfaqejen e kancerit. Por, sa lidhje kanë mes tyre këto të dyja? Studimet sugjerojnë disa mënyra, se si stresi mund të ndikojë në zhvillimin e kancerit, thotë Shelli Turoger, profesore e asociuar e shkencave të popullsisë në Qendrën e Kancerit Mofit në Tampa të Floridas, SHBA.

Në fakt, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, të dhënat se stresi mund të shkaktojë tumor janë të pakta. Megjithatë, “ka shumë arsye biologjike, që na bëjnë të mendojmë se mund të ekzistojë një lodhje”, thotë Turoger. Stresi akut është një gjendje krejtësisht normale, dhe na ndihmon që të reagojmë në situata të rrezikshme.

Për shembull, nëse po ndiqeni nga një luan, apo jeni gati duke u aksidentuar me makinë, përgjigja e stresit të trupit e bën zemrën tuaj të rrahë me shpejt, forcon shikimin tuaj, dhe në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë të mbijetoni. Gjatë një situate stresuese, trupi u drejtohet dy rrugëve kyçe: sistemi nervor simpatik, që shkakton reagimin “lufto ose largohu”, dhe aksin hipotalamik të hipofizës (HPA), që çliron një hormon të rëndësishëm të stresit të quajtur kortizol.

Lexo po ashtu:  7 mënyrat më të mira për të hequr dhjamin nga krahu, sipas ekspertëve

Brenda një kohe të shkurtër, këto dy akse “aktivizohen, dhe ju ndihmojnë të menaxhoni çfarëdolloj situate, dhe pastaj, zakonisht kur stresi zvogëlohet, ato ç’aktivizohen sërish”, shprehet Turoger. Por, stresi kronik dhe ankthi (ankth ekstrem, dëshpërimi apo dhimbja e madhe shpirtërore), i aktivizojnë vazhdimisht këto rrugë dhe çlirojnë hormonet e stresit, “në një mënyrë që trupi juaj nuk është e përgatitur”, thekson me tej ajo.

Studimet e kaluara, kanë treguar se aktivizimi kronik i të dyja këtyre rrugëve, mund të shkaltojë ndryshime në trup – duke përfshirë ndryshimin e metabolizmit, nivele më të rritura të hormoneve të caktuara, dhe shkurtimin e telomereve, pjesët skajore të ADN-së që parandalojnë dëmtimet. Të gjitha këto ndryshime, mund të ndikojnë në zhvillimin dhe progresin e kancerit, mendon Turoger.

Çlirimi i hormoneve të stresit për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë dëme tek ADN-ja, dhe të ndikojë në riparimin e saj, mendon Melani Flint, lektore e imunogarmakologjisë në Universitetin e Brajtonit në Mbretërinë e Bashkuar. Për më tepër, stresi kronik e dobëson sistemin imunitar.

Përderisa sistemi imunitar, vepron si skuadër pastrimi, që shkatërron dhe dëmton qelizat e dëmtuara dhe me gabime gjenetike ose metabolike, një sistem imunitar i dobësuar, mund të jetë një lloj porte për qelizat kancerogjene, thotë Tuoroger.

Lexo po ashtu:  Dhimbja nën sqetull, nga çfarë shkaktohet dhe kur është problematike?

Ka “dëshmi në rritje, se stresi kronik mund të ndikojë në rrezikun e prekjes nga kanceri, dhe progresin e tij përmes rregullimit të imunitetit”- thotë dr.Eliza Bandera, profesore dhe shefe e Epidemiologjisë së Kancerit në Institutin e Kancerit Rutgers në Nju Xherasi. Por, sipas saj, nuk  mund të thuhet me siguri se ka një lidhje të fortë.

Në të vërtetë, shumica e provave e lidhin stresin me mbijetesën nga kanceri, dhe jo me rrezikun e shfaqjes së tumorit. Është e ndërlikuar të bëhet një studim, për të treguar se stresi nxit kancerin, pjesërisht pasi përvoja e stresit është shumë subjektive dhe e vështirë për t’u matur. Stresi mund të shfaqet në trup në mënyra shumë të ndryshme, në varësi të mënyrës se si e percepton një individ, dhe si përballet me të”- thotë Turoger.

“Disa njerëz, kanë një përgjigje negative ndaj stresit në punë, ndërsa disa të tjerë kanë dëshirë të stresohen në punët e tyre, pasi ata janë atëherë më të mirën e tyre”- thotë ajo.

Ky perceptim, nga ana tjetër, ndikon tek mënyra se si reagon trupi.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar, se stresi kronik është i lidhur me një rrezik në rritje të një numri tumoresh, duke përfshirë atë të gjirit dhe disa tumore gastrointestinalë. Një studim japonez i botuar në vitin 2017 në revistën “Scientific Reports”, shqyrtoi tek më shumë se 100 mijë njerëz, lidhjen mes niveleve të stresit dhe kancerit.

Lexo po ashtu:  Patrick Pelloux: Nuk do të ketë valë të dytë të Covid-19

Ata nuk gjetën asnjë lidhje midis stresit afatshkurtër dhe prekjes nga tumori, por zbuluan ndërkohë se individët, veçanërisht meshkujt, që kishin vazhdimisht nivele të larta të stresit për një kohë të gjatë, ishim shumë më të rrezikuar për zhvillimin e kancerit, me 11 % krahasuar me ato me nivele të ulëta të stresit.

Në hulumtimet e reja që nuk janë shqyrtuar ende, Turoger dhe ekipi i saj, vëzhguan lidhjen mes izolimit social dhe rrezikut të kancerit të vezoreve tek gratë. Ata zbuluan se femrat që ishin të izoluara në raport me shoqërinë, e kishin rreth 1.5 herë më të lartë rrezikun e zhvillimit të  kancerit të vezoreve, në krahasim me ato që kishin një jetë më sociale.

Disa ekspertë, mendojnë se nuk është stresi në vetvete ai që shkakton kancer, por sjelljet e pashëndetshme që vijnë bashkë me stresin. Në fakt, “konsensusi i përgjithshëm, është se stresi kronik nuk shkakton kancer në vetvete, por mund të rrisë rrezikun e kancerit në një mënyrë indirekte”, nëpërmjet sjelljeve të lidhura me stresin, si pirja e duhanit apo pirja në sasi të mëdh e pijeve alkoolike”- thotë Firdeus Dhabhar, profesor në departamentin e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin e Majamit, SHBA.

“Live Science” – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *