Situata e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka detyruar njerëzit të thonë më shumë gënjeshtra. Gënjeshtra të thjeshta si: kam respektuar distancimin social gjatë gjithë kohës; kam respektuar të gjitha masat mbrojtëse; etj.

Sipas ekspertëve, një njeri gënjen mesatarisht 1-2 herë në ditë. Sidoqoftë kjo ishte para pandemisë. Të gënjyerit nuk është rritur domosdoshmërisht prej pandemisë, kjo situatë thjesht u ka dhënë njerëzve një fushë të re në të cilën kanë hapësirë për të gënjyer.

Gjithsesi gënjeshtra në një situatë të tillë është e kuptueshme. Njerëzit kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm, të cilin nuk kanë ditur ta menaxhojnë me gjakftohtësi gjatë gjithë kohës. “Ndonjëherë në kohë stresuese, njerëzit kërkojnë përgjigje të thjeshta kunddrejt pyetjeve komplekse. Kjo i lejon ata të ndihen sikur kanë kontrollin kur në të vërtetë nuk është ashtu.”- thotë për Cosmopolitan, psikiatristi Pavan Prasad.

Edhe pse këto gënjeshtra mund të duken të panevojshme në pamje të parë, psikoterapistja Jennifer Pepper shprehet: “Njerëzit gënjejnë kur duan të shmangin reagimin që e vërteta do të sjellë”.

Lexo po ashtu:  Qeveria përgatitet për mbylljen e shkollave

Ajo që ekspertët sugjerojnë në këtë rast është të merrni frymë thellë dhe të lini jashtë anën emocionale. Pyeteni veten se pse po e bëni këtë gjë, për të cilën më pas ju duhet të gënjeni. Mendoni nëse ka një zgjidhje alternative për të marrë të njëjtat ndjesi duke bërë diçka të cilën nuk keni nevojë ta fshihni më pas.

Burimi: Cosmopolitan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *