Websajti/ portali Presheva jonë i udhehequr dhe pronar Kushtrim Maliqi është portal që prodhon dhe riprodhon lajme të rrejshme pa asnjë burim dhe pa asnjë fakt, kryesisht lajme kundër LVV dhe personaliteteve të saj por jo vetëm.

Ky portal që në pjesën dërmuese të rasteve nuk shkruan autorin dhe nuk thirret në burime te informacionit kryesisht shpërndan artikuj të rrejshëm dhe lajme nga portalet Kosovare që për qëllim kanë klikimet dhe mandje shitjen e produkteve dhe shërbimeve të caktuara. Këto veprime dhe shkrimet e porositura e të paguara targetojnë personalitete të caktuara duke zhvilluar luftë speciale për deskreditim dhe përqarje mes grupeve shoqërore. Sot pas intervenimit dhe filimit të procedurës gjyqsore Presheva Jonë ka hequr nga online një nga shkrimet plotësisht e fund e krye me gënjeshtra.

Jemi në prag të zgjedhjeve dhe një ndryshimi të madh që është pritur nga qytetarët dhe vendi ynë për nje kohë të gjatë, andaj lufta speciale e portaleve me porosi të atyre që kanë kapur sistemin shtetëror për të deskredituar dhe plasuar lajme të rrejshme dhe për të përfituar është duke u intensifikuar. Paratë e përfituara për 20 vite kapje të shtetit, tani si duket i kanë orientuar drejt sulmeve dhe luftës mediale dhe portaleve.

Lexo po ashtu:  Vuçiç emëron ambasador në Moskë mikun e njohur të familjes së Milosheviçit (çfarë shkruan për presidentin serb agjensia BTA)

Të gjithë duhet të kujdesemi që të mos shpërndahen lajme të rrejshme dhe trillime dhe informatat që nuk kanë asnjë fakt dhe askush nuk qëndron prapa si burim i vërtet. Pyetni për fakte dhe evidencë dhe mos u bëni pre e tentimeve për të rritur klikimet dhe vleren monetare të tyre.

Para dhjetë ditëve kam paraqitur rastin e një portali tjetër Kosovar bashkëpunëtor te website Presheva Jonë në këshillin e mediave te shkruara, i cili portal dhe njerëzit kryesor të tyre kanë shkruar dhe kanë publikuar lajme të rrejshme në vazhdimsi në platformat online për më shumë se dy vite.

Jam duke pritur epilogun e këshillit te mediave të shkruara për vendimin e tyre pas paraqitjes së afër 50 dëshmive. Aty përdoret gjuhë e urrjetjes, shantazh e kërcnim indirekt dhe forma të tjera të dëmtimit të kredibilitetit pa asnjë fakt të vetëm. Si rezultat këtyre formave të dhunimit të hapsirës, jam ballafaquar me kërcnim fizik dhe gjuhë që absolutisht është nën çdo nivel njerëzor. Dhe kjo me mua nuk është përjashtim por është bërë rregull dhe e drejtuar kundër një numri të caktuar individësh.

Lexo po ashtu:  Bien çmimet e gazit natyror në Europë

Format e këtilla kur përdoret media për kërcnim dhe shantazh duhet të ju jepet fund. Nëse ata duan të shesin produktin apo shërbimet e pronarëve që I kanë mbrapa apo sponsorizuesve të tyre, ata duhet të gjejnë forma të tjera profesionale për të bërë reklamë dhe jo duke mbjellur urrjetje dhe duke kërcenuar.

Keshilli i pavarur i mediave, keshilli i mediave të shkruara dhe prokuroria duhet të merren seriozisht me këtë fenomen dhe të MOS lejojnë që lajmet e rreme dhe klikimet nga gënjeshtrat të përcaktojnë vlerën monetare të portaleve dhe mediave në përgjithësi.

Gazetari dhe redaksia duhet patjetër të paraqesë faktet ose ai që bën akuzën, të paraqesë edhe faktet edhe evidencën dhe të sigurohet burimi.

Sikur edhe në disa raste të tjera do të vazhdoj denoncimin e prodhuesve të lajmeve të rrejshme atyre që manifakturojnë manipulimin e informacionit për të ndërsyer dhe krijuar urrejtje. Vetëm në këtë formë rritet standardi për të vertetën dhe hapsira e medias së lirë vendoset në shërbim të shoqërisë demokratike dhe media profesionale dhe të lira.

Lexo po ashtu:  Ndoshta njeriu (shkencëtari) më i rëndësishëm nga të gjithë, ai i cili na mësoi si të numërojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *