Krishtlindja është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të festave të arbëreshëve.

Për këtë ngjarje të shënuar shkrimtari i shquar Jul Variboba, i lindur në San Giorgio Albanese, kishte shkruar ninullën “Këngën e t’zgjuarit”. Kjo këngë e njohur edhe me titullin “Fjëj o bir”, pjesë e “Kalimerës së Krishtlindjeve”, vjen me interpretimin e korit të fëmijëve të Lungros, qytezë arbëreshe në provincën e Kozenxës në Kalabri.

Video është publikuar nga gazetari Arbër Agalliu dhe për realizimin e koncertit kanë punuar artistët e njohur Anna Stratigò (drejtuese artistike), Pierpaolo Petta dhe Spiro Pano. / Diaspora shqiptare/

Lexo po ashtu:  Kishte luftuar në anën e serbëve në Kosovë, vritet në Ukrainë mercenari rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com