Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi ka vendosur që të ia urojë Kosovës ditën e pavarësisë në mënyrë të veçantë.

Në një nga ndërtesat, në mënyrë vizuele, paraqitet flamuri i Kosovës.

Përveç Abu Dhabit, edhe Ankaraja e Stambolli sonte ia uruan Kosovës pavarësinë në mënyrë interesante.

Stambolli i veshi me ngjyra të Kosovës dy urat gjigante, kurse kulla e Ankaras sonte po ndriçonte me ngjyra të flamurit të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Frrok Çupi: Politikanët të dorëzojnë pasurinë 30-vjeçare, nga floriri tek paratë e vjedhura kudo që janë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *