Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Lufta tregëtare mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android. 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë. 

Për shkak të këtij vendimi, të gjithë mbajëtësit e një telefoni Huawei të versioneve të reja nuk do të kenë mundësi të aksesojnë apps-et e Google si Google Play, Play Store, apo Youtube, ndërsa ata që kanë versionet aktuale nuk do të privohen nga kjo e drejtë. 
Vendimi i Google erdhi pasi administrata Trump e futi Huawei në listën e zezë në kuadër të një lufte dhe debati që ka lindur herët dhe që e sheh kompaninë kineze në qendër të akuzave për spiunazh teknologjik në shkallë masive. 

Kompanisë Google i janë bashkuar në këtë vendim edhe kompanitë e tjera, nga më të mëdhatë në botë për prodhimim e çipeve, Intel, Qualcomm, Broadcom, Micron Technology dhe Western Digital, ndërkohë që edhe gjermania Infineon Technologies ka anulluar dërgesat e parashikuara. 

Lexo po ashtu:  Këto 2 shenja horoskopi kanë “talent” për të zgjedhur të dashurin e gabuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *