ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me moshën tek njerëzit. Ekspertët besojnë se peshkaqenët e bardhë të mëdhenj mund të mbajnë brenda vetes kurën e shërimit nga kanceri. Harta e parë e ADN-së të peshqve të bardhë të mëdhenj ka zbuluar “mutacione” që mbrojnë kafshët kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj gjithashtu kanë aftësinë për të riparuar ADN-në e tyre – diçka që ne njerëzit nuk mund ta bëjmë. Hulumtimi u krye nga një ekip shkencëtarësh të fondacionit ‘’Save The Sea’’ në Florida.

Duke qënë se ADN-ja e këtyre peshkaqenëve  mund të riparojë vetveten ajo është edhe më tolerante ndaj dëmtimit. “Ka shumë për të mësuar nga këto mrekulli evolucionare, duke përfshirë informacion që potencialisht do të jetë i dobishëm për të luftuar kancerin dhe sëmundjet që lidhen me moshën, dhe për të përmirësuar trajtimet shëruese të plagëve tek njerëzit, teksa zbulojmë se si këto kafshë arrijnë ta bëjnë këtë gjë“- shprehet udhëheqësi i studimit Dr Mahmood Shivji.

Lexo po ashtu:  Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzikës

ADN-ja e peshkaqenëve është një herë e gjysmë më e madhe se ADN-ja njerëzore, që do të thotë se ka informacione të koduara pasi është e ndryshme nga ajo e jona.  Dhe shkencëtarët shpresojnë të arrijnë ti zhbllokojnë këto informacione dhe t’i përdorin për të trajtuar problemet që ADN-ja e tyre tashmë po zgjidh tek peshkaqenët. Ata besojnë se peshkaqenë mund të ndihmojnë edhe shërimin e plagëve dhe mpiksjen e gjakut, për shkak të aftësisë së tyre për t’u shëruar shpejt nga lëndimet serioze.

Studimet tregojnë gjithashtu se peshkaqenë janë edhe më të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale, pasi gjuetia e tyre mban numrin e krijesave më të vogla në kontroll, pasi ato prodhojnë më shumë dioksid karboni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *