Fakti është, se libri “Mein Kampf” – “Lufta ime”, e pasuroi shumë Hitlerin.

Shkruar fillimisht si traktat politik, por edhe një mënyrë për të hequr shpenzimet e gjyqit të Hitlerit për tradhti, në vitin 1924, libri është përkthyer në 16 gjuhë. Ishin shitur rreth tetë milionë kopje në kohën e vdekjes së autorit të tij, vitin 1945.

Ndërkohë, është vlerësuar të ketë fituar rreth 1 milion dollarë në vit në honorare, që financuan blerjen dhe zgjerimin e vendbanimit të tij në Alpe, në Berghof pranë Berchtesgaden.

Por, pavarësisht të gjithë pasurisë së dukshme, Hitleri kishte një karakter tepër asket, kishte pak “ndjenja” për paratë dhe – kur u bë Kancelar dhe Führer – kishte shumë pak nevojë për to.

Në të vërtetë, ai, madje, zgjodhi të heqë dorë nga paga e kancelarit të Rajhut dhe siç kujton shërbyesi i tij, nuk mbante asnjëherë para vetë. Kështu, honoraret nga “Mein Kampf” u administruan nga menaxheri i biznesit të Hitlerit, Max Amann, drejtor i botuesit të tij, Franz Eher Verlag në Mynih – një nga shtëpitë botuese më të pasura dhe më me ndikim në Gjermaninë naziste.

Lexo po ashtu:  Djali nuk ja dogji trupin, theu akullin dhe e lëshoi në ujë. Shaban Polluzha u godit nga plumbat në..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *