Ish zëvendësministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi përmes një postimi në facebook ka lavdëruar punën e Qeverisë në të cilën ai bënte pjesë sidomos për koncept dokumentin për zvogëlimin e barrierave administrative( dmth bërja me e lehtë e jetës së qytetarëve duke zvogëluar numrin e dokumenteve dhe procedurave).

Abazi ka thënë se në atë kohë ministri Agim veli kishte thënë se qytetarët duhet të paguajnë për të mbushur arkën e shtetit dhe kjo sigurisht sipas tij kishte qenë deklaratë tronditëse.

Postimi i plotë:

Në mbledhje e qeverisë Kurti ku u shqyrtua dhe u miratua koncept dokumenti për zvoglimin e barrierave administrative( dmth bërja me e lehtë e jetës së qytetarëve duke zvogëluar numrin e dokumenteve dhe procedurave) ministri Veliu tronditi duke thënë që është gabim të hiqen barrierat se siç tha ai “qytetarët duhet të paguajnë për të mbushur arkën e shtetit”. Sigurisht tronditëse se si mendojnë me i hy qytetarit në xhepin e tyre por ajo po duket asgjë kur shef sot se si në fakt as që kanë brengosjen më të vogël për jetën e njerëzve.

Lexo po ashtu:  “Edi Rama është Mister Corona”- Artikulli i Die Tageszeitung: Askush s’mund t’i shpëtojë. Shqipëri ka një shtetrrethim veçanërisht të rreptë, njerëzit i pranojnë masat nga frika se…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *