Agjencia ruse e lajmeve TASS: Kryeministri shqiptar do të vizitojë Moskën me 26 shkurt! Pritet takim me Sergey Lavrov

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të vizitojë Moskën me 26 shkurt. Kjo njoftohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS që citon ambasadën shqiptare në Rusi si burim për këtë lajm.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Rusi bëhet në kushtet kur Shqipëria është kryesuese e OSBE-së.

“Axhenda është duke u miratuar tashmë” citohet ambasada. Agjencia shkruan se pala shqiptare pret që kryeministri shqiptar të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov.

Burimi origjinal: https://tass.com/world/1119881

Lexo po ashtu:  Vitali Klitschko me video-mesazh falënderues për shqiptarët: E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *