Agjencia ruse e lajmeve TASS: Kryeministri shqiptar do të vizitojë Moskën me 26 shkurt! Pritet takim me Sergey Lavrov
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kryeministri shqiptar Edi Rama do të vizitojë Moskën me 26 shkurt. Kjo njoftohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS që citon ambasadën shqiptare në Rusi si burim për këtë lajm.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Rusi bëhet në kushtet kur Shqipëria është kryesuese e OSBE-së.

“Axhenda është duke u miratuar tashmë” citohet ambasada. Agjencia shkruan se pala shqiptare pret që kryeministri shqiptar të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov.
Burimi origjinal: https://tass.com/world/1119881




