Jorginho nuk pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, sipas agjentit të tij, i cili thotë se çmimi i futbollistit italian është ngritur dhe se klubet e tjera s’do të mundë ta përballonin blerjen e tij këtë verë. Mesfushori defansiv shkoi nga Napoli në Stamford Bridge gjatë verës së vitit 2018 për 57 milionë euro, duke e ndjekur nga pas trajnerin Maurizio Sarri, i cili tani është trajner i Juventusit, transmeton Gazeta Express.

E përkundër që kontrata e Jorginhos me Chelsean është e vlefshme deri më 2023, mediat e mëdha të sportit raportonin se mesfushori mund të bashkohet sërish me Sarrin në Juventus me një transferim këtë verë. Megjithatë, agjenti i tij, Joao Santos, i ka mohuar spekulimet se një transferim i tillë ka gjasa të ndodhë, duke u thirrur në vështirësitë financiare me të cilat po përballen klubet shkaku i pandemisë Covid-19.

“Çmimi i tij është ngritur gjatë dy vjetëve të fundit, pasi që ai ka bërë punë të mirë në Londër dhe është bërë titullar për ekipin kombëtar të Italisë”, ka thënë Jorginho. “Ai tani është zëvendëskapiteni i Chelseat dhe ka fituar shumë përvojë duke luajtur në Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve. Mendoj se është pothuajse e pamundur të vijë ndonjë ofertë për Jorginhon sepse askush s’mund ta përballojë këtë lloj investimi tani’. “Për shkak të pandemisë, askush nuk e di se kur do të mundë të kthehemi në normalitet apo të mundë të luajmë me tifozë në stadiume, kështu që ky është një problem shumë i madh për tregun e transferimeve”.

Lexo po ashtu:  Matthäus rihap plagën e Maradonës: “Nuk ishte penallti në Romë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *