Përfaqësuesja e Zvicrës është duke krijuar një dokumentar të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa Granit Xhaka është pjesë kyçe e tij, raporton 20min.ch.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në sekuenca të dokumentarit, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane thotë fjalë që shumë prej nesh duan t’i dëgjojnë, rreth prejardhjes së tij.
Në të përfshihet edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita, që flet rreth jetës së tyre.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.
Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.
“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, potencon më tej ylli i Arsenalit.
Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Serbisë.
“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, shton më tej Xhaka.
