Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka dalë sot me një deklaratë lidhur me situatën e pandemisë . Akademia ka ngritur një E-group që monitoron situatën dhe sipas të cilit vendi ynë është në fazën e daljes nga pandemia.

Një javë më parë, në deklaratën e saj publike, Akademia e Shkencave (nëpërmjet komisioneve të saj të përhershme: komisioni i mjekësisë dhe ai i matematikë-informatikës), paralajmëroi, duke vlerësuar dhe sintetizuar të dhënat, “rolin përcaktues të kësaj periudhe për ecurinë e mëtejshme te pandemisë”. Shtimi me 17 të prekur të rinj i numrit tërësor të të sëmurëve gjatë ditës së fundme përbën një rritje prej 4 për qind. Kjo rritje është në vijimësi të logjikës së ecurisë gjatë javës që po mbyllim, me një mesatare rritjeje ditore prej 3.8 për qind. Këto janë ritme karakteristike të fazës seësheshimit të kurbës së rritjes.

Në këtë fazë Italia ka hyrë para nesh. Dje, në Itali dhe specifikisht në Lombardi, Milano e Bergamo, u shenjuan gjegjësisht rritjet prej 2.7 për qind, 2.27 për qind, 2 për qind dhe 1 për qind. Por, në dallim nga Italia, deri tani ritmi i shërimeve në vendin tonë është shumë më i lartë. Shifrat gjegjëse janë 45 për qind dhe 22 për qind. Kjo dinamikë e treguesve ka bërë që Shqipëria të hyjë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia. Gjatë javës që po mbyllim treguesit e pandemisë tek ne kanë ecur sipas pritshmërive dhe parashikimeve që janë bërë edhe prej Akademisë së Shkencave, komisionit të përhershëm të mjekësisë, të atij të matematikë-informatikës dhe të anëtarëve të E-group-it tonë, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu:  Zvicra, vendi më i sigurt në botë në lidhje me koronavirusin

Akademia bën thirrje që qeveria të vazhdojë aplikimin e masave të marra deri më tani me synim mbajtjen nën kontroll të rritjes poshtë masës 3%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *