AKADEMIKË TË UNIVERSITETEVE PRESTIGJIOZE BOTËRORE MBËSHTESIN LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

Këta janë emrat e akademikëve, ndërsa tekstin mbështetës e gjeni më poshtë:

– Slavoj Žižek, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Birkbeck College/Londër
– Gabriel Tupinambá, Rio de Janeiro/Brazil, filozof dhe psikoanalist
– Natalia Romé, Buenos Aires/Argjentinë, profesor në Universidad de Buenos Aires
– Luka Mesec, Ljubljanë/Slloveni, deputet në parlamentin Slloven
– Ceren Özselçuk, Stamboll/Turqi, profesor në Boğaziçi Üniversitesi
– Yahya M. Madra, Stamboll/Madison- SHBA, profesor në Drew University
– David Pavón-Cuéllar, Morelia/Meksikë, profesor në Universidad Michoacana de San Nicolás de Hidalgo
– Jamil Khader, Betlehem/Palestinë, dekan në Universitetin e Betlehemit
– Frank Ruda, Dundee/Berlin, profesor në Universitetin e Dundee
– Alenka Zupančič, Ljubljanë/Slloveni, hulumtuese në akademinë e shkencave dhe arteve, instituti i filozofisë
– Warren Montag, Los Angelos/SHBA, profesor në Occidental College
– Robert Pfaller, Linz/Austri, profesor në Kunstuniversität Linz
– Alberto Toscano, Londër/Britani e Madhe, profesor në Goldsmith College
– G.M.Tamás, Budapst/Hungari, filozof
– Mladen Dolar, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Fakultetin Filozofik
– Adrian Johnston, New Mexico/SHBA, Shef i departamentit në fakultetin filozofik në The University of New Mexico
– Rodrigo Nunes, Rio de Janeiro/Brazil, profesor i filozofisë në Pontifícia Universidade Católica do Rio de Janeiro, PUC-Rio
– Boris Buden Berlin/Zagreb, filozof
– Todd McGowan, Vermont/SHBA, profesor në University of Vermont
– Michael Roberts, Londër/Britani e Madhe, ekonomist
– Molly Anne Rothenberg, New Orleans/SHBA, profesor në Tulane University
– Nick Nesbitt, New Jersey/SHBA, profesor në Princeton University
– Vittorio Morfino, Milano/Itali, profesor në Universitetin Milan-Bicocca.

Lexo po ashtu:  Bordeaux pas Koscienly

Republika e Kosovës po shkon në zgjedhje të reja të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor, 2019. Qeveria konservatore dhe neoliberale e deritanishme, e përbërë nga një koalicion me mbi 17 parti politike, do të mbahet mend për vendimet e saja neoliberale, për korrupsionin e niveleve të larta dhe për politikën e jashtme apatike. Kjo vetëm e ka përkeqësuar gjendjen tashmë shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Niveli i papunësisë në Kosovë është të paktën 32% dhe trendi vazhdon të jetë negativ. Ndërmarrjet publike janë rrezikuar nga kontratat e dëmshme me qëllim privatizimin. Pabarazia në pasuri dhe në të ardhura është e lartë dhe vetëm sa po thellohet, ndërkohë që niveli i lartë i varfërisë nuk po zvogëlohet. Republika e Kosovës mbetet vendi më i varfër në Evropë.

Kjo situatë ka nevojë për masa urgjente që mund të ndërmerren vetëm nga një program social-demokrat, dhe në Kosovë është vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ajo që mund të marrë masa të këtilla. Në zgjedhjet e fundit të 2017, LVV doli partia me mbështetjen më të madhe ndërkaq kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, ishte njeriu më i votuar në Kosovë. Prej asaj kohe, Lëvizja u rrit me një ritëm të paprecedent, si rezultat i programit, politikave, aktiviteteve e edhe si rezultat i situatës së përkeqësuar në Kosovë.
Statusi politik dhe juridik i Kosovës është veçanërisht i pazakontë. Ndërkohë që formalisht i pavarur, Kosova mbetet një vend i varur, i shndërruar kështu në një vend mes gjysmë-kolonializmit dhe gjysmë-protektoriatit. Si pasojë, u bë tokë pjellore për shumë politika dhe projekte neoliberale dhe të tjera të ngjashme, ku edhe rregullat formale elementare të demokracisë shkelen tepër shpesh.

Lexo po ashtu:  4 shenjat e HOROSKOPIT që do të gjejnë dashurinë në NËNTOR

Siç e dimë, këto çështje nuk janë lokale, por globale. Paradigma neoliberale na ka bashkuar të gjithëve për të luftuar kundër saj dhe për ta bërë këtë kemi nevojë për solidaritetin e mbështetjen e njëri-tjetrit.

Prandaj, ne si nënshkrues shprehim mbështetjen tonë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për Kurtin në zgjedhjet që po vijnë, me shpresën se qeveria e tij e ardhshme do të jetë një fillim i ri në këtë betejë të vështirë, por të domosdoshme, kundër ngjarjeve aktuale në Republikën e Kosovës. Në situata si kjo, shpresa është më e rëndësishme se realiteti aktual, diçka që Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kurti ia japin popullit të këtij vendi, si parakusht për çdo transformim të realitetit në Kosovë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *