Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me aksionin policor që është zhvilluar nga policia e Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç ka thënë se policia e Kosovës, hyri në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë.

Sipas tij një aksion i tillë policor nuk ka për qëllim korrupsionin por ka një mision tjetër të synuar nga Prishtina, atë të pastrimit të jugut të Kosovës nga serbët, “që ata të mos mbijetojnë”.

Presidenti serb e shfrytëzoi mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe për “moskujdesjen” për serbët e Kosovës.

“Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexo po ashtu:  Parlamenti Europian: Google News po ashtu tash e tutje duhet t’i paguajnë publikuesit të cilëve iu marrin fragmente të vogla të përmbajtjes së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *