Microsoft ngre alarmin e ndërhyrjes së huaj në fushatën presidencale amerikane. Hakerët rusë, kinezë dhe iranianë kanë organizuar sulme kibernetike kundër qindra organizatave dhe njerëzve të përfshirë në garën presidenciale të vitit 2020 dhe debatet politike SHBA-Evropë.

Ky është paralajmërimi më i madh i bërë publik deri tani në lidhje me përpjekjen e qeverive të huaja për të ndërhyrë në çëshjte të brendshme të Amerikës përmes hakerave

Sipas Microsoft, mes hakerave është i njëjti grup i lidhur me Kremlinin, që arriti të merrte dokumente konfidenciale të Partisë Demokratike në kohën kur Hillary Clinton garonte për presidente në 2016.

Microsoft, që ofron produkte të dizajnuara për të zbuluar sulme të tilla, tha se synimi i Rusisë kësaj here përfshinte partitë politike në SHBA dhe Evropë, ndërsa hakerat kinezë kanë gjurmuar individë të përfshirë në fushatën e rivalit të Trump, Joe Biden. Kurse iranianët janë përpjekur të hyjnë në llogaritë e stafit të fushatës së Trump. Hakerat sulmuan gjithashtu konsulentë politikë, grupe studimore dhe grupe të tilla si Fondi Gjerman Marshall dhe Qendra Stimson që promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Lexo po ashtu:  Paralajmërohen befasi në takimin e imponuar të 4 shtatorit në Washington

“Aktiviteti që ne po shpallim sot e bën të qartë se grupe tëe huaja kanë rritur përpjekjet e tyre për zgjedhjet e vitit 2020 ashtu siç ishte parashikuar”, thuhet në një postim në blogun e Microsoft-it, i cili shton se ka arritur të zbulojë dhe bllokojë “shumicën e këtyre sulmeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *