Vendimet e samitit të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) në Korsikë të enjten dhe aleanca e Greqisë me Francën kanë provokuar reagime të forta në Turqi.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKjo u pa si në reagimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe raportet e shtypit turk.
Tayyip Erdogan reagoi përmes një video në twitter, duke publikuar një deklaratë kur ishte kryebashkiak i Stambollit.

Ai e ngarkoi atë rreth orës 01:00 të mëngjesit në llogarinë e tij personale (dhe jo të presidencës) në Tëitter dhe mesazhi ishte i qartë.
Në deklaratën e risjell në kohë, Erdogan shprehet: “Është një tryezë ujqërish që po përgatitet. Doni te na hani? Ne jemi shumë të mëdhenj, ju nuk do të keni sukses. Nuk mund ta bëni ”.
Mesazhi i Samitit Med 7 ishte i qartë, me Ankaranë si marrësin kryesor dhe Rusinë si marrësin dytësor.
Siria, Libia, Mesdheu Lindor dhe emigrimi ishin pikat kryesore që u diskutuan, u analizuan dhe mbi të cilat u bazua formulimi përfundimtar i deklaratës, si dhe formulimi i një qasjeje të përbashkët ndaj Ankarasë.
Kështu, parulla “Pax Mediterranea” e shqiptuar nga Emanuel Macron, pra “Paqja në Mesdhe” – ose edhe më mirë “Paqja Mesdhetare” – i referohet formulimit të një strategjie të përbashkët të BE-së në mënyrë që të mbrojë interesat strategjikë të Evropës në të gjithë pellgun mesdhetar.
Turqia dhe Greqia, vend anëtar i BE-së, kanë mosmarrëveshje të fortë në lidhje me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.
Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije eksplorimi në ujërat e diskutueshme në rajon, e shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që zemëroi Turqinë.
Ankaraja që nga ajo kohë ka zgjeruar punën e anijes në rajonin më të gjerë, duke lëshuar udhëzime të cilat Athina i quan të paligjshme.
Udhëheqësi konservator grek i diskutoi komplikacionet më të fundit me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, i cili kryeson samitet e liderëve të BE-së. Zoti Mishel do të vizitojë Athinën në 15 shtator.
