Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.

Para trupave të FSK-së, Kurti ka përsëritur se shërbimi ushtarak duhet të jetë i detyrueshëm në Kosovë.

“Ne kemi nevojë për ushtri, jo për të pushtuar jemi popull rilidashës, ne asnjëherë nuk kemi pushtuar por kemi mbrojtur dhe do mbrojmë çdo cep të vendit tonë.Vendet demokratike në gjithë botën duan paqe dhe punojnë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe megjithatë investojnë në ushtri dhe pajisje ushtarake. Ne nuk duam lufta të vijë te ne por ne duam të jemi në gjendje të mbrojmë veten”, ka thënë Kurti

Sipas Kurtit, në një vend të varfër si Kosova ushtria është e kushtueshme mirëpo duhet ta zhvillojmë shtetin nga brenda dhe ta forcojmë nga jashtë.

“Jetojëm në një rajon ku paqja ende është e brisht, 20 vjet kanë kaluar askush nuk ka marr ende përgjegjësi për gjenocidin, krimet, masakrat, përdhunimet. Ata që deshën të na shfarosin sot mohojnë ekzistencën tonë. S’mund të themi se ka paqe përderisa agresori ende dëshiron të kthehet në kohë për të na pushtuar”.

Lexo po ashtu:  Këto janë kërkesat e protestuesve para rektoratit për fatin e Ardian Kastratit

Kryeministri ka theksuar se përfaqësuesit e popullit duhet të jenë unikë në politikën e jashtme ndërsa dallimet duhet të mbeten brenda.

“Si përfaqësues të shtetit ne duhet të jemi unik në politikën e jashtme. Kemi në zemër më të mirën për qytetarët tanë, dallimet duhet të mbeten brenda. Kemi vendosur ta ngrisim focën dhe sigurinë e vendit tonë, dersia forocojmë ushtrinë duhet ta forcojmë ekonominë. Pavarësia nuk duhet të forcojë politikanët por popullin”, është shprehur Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *