Albin Kurti do të vizitojë për herë të parë Tiranën si kryeministër i Kosovës ditën e nesërme.

Herën e fundit që ishte në Tiranë Kurti festonte fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nuk ishte dekretuar ende zyrtarisht si kryeministër.

Mediat kosovare raportojnë se kryeministri i Kosovës do të fillojë turin e vizitave të jashtme me Shqipërinë, ku ka planifikuar takime me Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Ilir Metën, Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën.

Madje me homologun shqiptar Edi Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeministri. Qëndrimi i tij do të zgjasë deri në mesditë. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.

Lexo po ashtu:  Dy kandidatët e parë të VV-së në zgjedhjet në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *