Natën kur flinja, më tha shpirti:

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

“Pi!

Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri;

Ngrehu!

Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;

Ke shekuj që të flesh në qetësi”.

Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,

Një zë që nga Taverna po gjëmonte:

“Çohuni, djem, e Verë sillnani,

Se Fati na e tha lëngun sonte.

”Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,

Besnikët jashtë thirrën “Portat çeli!

E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë

Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli.”

/Omar Khajam, përkthyer nga Fan Noli/

Lexo po ashtu:  - Fjalët nuk janë të pafajshme. Fillimi i luftërave nuk shënohet nga gjuajtja e parë me armë zjarri, por nga shkëmbimi i fjalëve. Gjuha e urrejtjes vjen para  bombave
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com