Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht është duke bërë thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, e kësaj radhe duket se e ka gjetur një mënyrë tjetër.

Kurti e ka postuar në profilin e tij në instagram, videon e tenorit të mirënjohur, Ramë Lahaj i cili ka bërë thirrje po ashtu që të mos bëhet panik dhe të qëndrojmë në shtëpi.

Po ashtu këtë video Kurti e ka postuar me mbishkrimin “Kujdesi ndaj vetes është kujdesi ndaj të tjerëve. Këtë sfidë e kalojmë duke mos bërë panik e duke qëndruar në shtëpi”.

Kryeministri i Kosovës ditëve të fundit ka publikuar edhe video të figurave të tjera të njohura të cilët kanë bërë thirrje për kujdes, shkaku i koronavirusit.

Lexo po ashtu:  NATO: “Ditët që do të vijnë do të jenë më të këqija” për Ukrainën me “më shumë vdekje, më shumë ...”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *