Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht është duke bërë thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, e kësaj radhe duket se e ka gjetur një mënyrë tjetër.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kurti e ka postuar në profilin e tij në instagram, videon e tenorit të mirënjohur, Ramë Lahaj i cili ka bërë thirrje po ashtu që të mos bëhet panik dhe të qëndrojmë në shtëpi.
Po ashtu këtë video Kurti e ka postuar me mbishkrimin “Kujdesi ndaj vetes është kujdesi ndaj të tjerëve. Këtë sfidë e kalojmë duke mos bërë panik e duke qëndruar në shtëpi”.

Kryeministri i Kosovës ditëve të fundit ka publikuar edhe video të figurave të tjera të njohura të cilët kanë bërë thirrje për kujdes, shkaku i koronavirusit.




