Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga coronavirusi.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Nga sot e tutje, kryetari Kurti i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve të tij publike”, tha Kryeziu.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri.

Ndërkaq, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes se rasteve me coronavirus, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 637 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 768.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja kufizuese në gjithë vendin.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë ndodh nëse telefonin e fikni çdo ditë nga 1 orë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *