Albin Kurti do të zhvillojë në datën 11 shkurt vizitën e parë jashtë Kosovës si kryeministër, pikërisht në Shqipëri.

Z.Kurti në axhendën e tij ka planifikuar takim me të gjithë krerët e institucioneve më të rëndësishme duke filluar nga takimi me kryeministrin Rama, më pas në Kuvend me kryetarin Gramoz Ruçi, takim me presidentin e Republikës Ilir Meta, takim në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe në përfundim të axhendës është planifikuar takim me kryetarin e opozitës, z.Lulzim Basha.

Gjatë fushatës elektorale z.Kurti ka shprehur dëshirën e tij për të hequr plotësisht kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës duke e cilësuar atë “artificial”. Gjithashtu kryetari i Vetëvendosjes për nismën e mini-shengenit Ballkanik është shprehur se është një veprim i nxituar nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë kryeministri më i ri i Kosovës gjatë homazheve që ka bërë në Pllakën Përkujtimore të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë, i pyetur nga gazetarët se a do të diskutojë në Shqipëri për Ballkanin Perëndimor, Kurti është përgjigjur “me siguri për të gjitha kryesoret përfshirë edhe atë”:

Lexo po ashtu:  Tiranë/ Sot mbledhja e Kuvendeve Shqiptare, kjo është agjenda

“Do të kem takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Ne do t’i shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit”.

Ai pritet të mbërrijë rreth orës 9 në Tiranë në ceremoninë pritëse zyrtare që do zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *