Ky lloj insekti ka mbërritur edhe në Itali, ku ekspertë të alergjisë dhe imunologjisë zhvilluan një kongres në Bergamo gjatë datave 22-24 tetor

Shumë njerëz janë bërë vegjetarianë pas janë pickuar nga një insekt. Në SHBA njerëzit janë detyruar që të heqin dorë nga mishi pasi janë pickuar nga insekti. Ky lloj insekti ka mbërritur edhe në Itali, ku ekspertë të alergjisë dhe imunologjisë zhvilluan një kongres në Bergamo gjatë datave 22-24 tetor.

Shkencërisht insekti njihet me emrin Lone Star (Amblyomma americanum). Pickimi i tij është në gjendje që të aktivizojë antitrupat alpha-gal, të cilët janë origjina e një forme alergjie të lidhur me mishin e viçit, derrit apo qingjit. Kur personi konsumon mish të kuq, pas disa javësh nga pickimi, do të këtë probleme me alergjinë, që manifestohet me fryrje të fytyrës, rënie të presionit të gjakut, por edhe shok anafilaktik.

Kjo lloj alergjie zgjat nga 8 muaj deri në 3 vjet. Nëse njerëzit duan që ta vazhdojnë dietën e tyre kundër mishit, duhet të pickohen sërish. Shkencëtarët thonë se ky është një hap i drejtë drejt një diete vegjetariane.

Lexo po ashtu:  Rasti i parë në Itali/ I dhuroi një mushkëri djalit dhe i shpëtoi jetën: historia e shqiptarit që i ka prekur të gjithë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *