Aleksandër Dumas (1802-1870) ishte romancier francez që admironte natyrën shqiptare dhe kulturën e saj.

Ishte mjeshtër i përshkrimit të ngjarjeve historike që i vishte me ngjyra letrare. Shkroi veprën madhore “Krime të fsheshta” në 3 vëllime, ku trajtohet me hollësi veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës dhe natyra shqiptare.

“Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë, – shkruan ai për shqiptarët… kostumi i tyre është më i bukuri në botë, me fustanellën e bardhë si bora e Pindit, me veshjen e mbushur me xhufka të arta, me brezin e qendisur, ku shfaqeshin një arsenal armësh e thikash.

Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve, për ligj ata kanë shpagimin… Gratë janë të bukura dhe pjellore, por pas martesës ato bëhen pothuajse skllave dhe vihen në punë të rënda, pasi gjithë prodhimet e tokës janë fryt i punë së tyre”.

Ai përshkruan personelin shqiptar në oborrin e Ali Pashës, argëtimet e tij me familjen në Butrint. Ali Pashën ai e quan tiran si Neroni i Epirit, (e tejkaluar kjo nga e vërteta historike), por edhe si figurë çlirimtare që i shërben zgjimit dhe çlirimt kombëtar të Greqisë.

Dumas mendonte shpesh për Shqipërinë e Ilirisë, dëshironte të vinte aty dhe të vihej në krye të shqiptarëve, për të flakur pushtuesit turq nga Shqipëria, Epiri, Thesalia dhe Maqedonia.

Ne do t’i flakim së pari nga këto zona, i shkruante ai të birit, dhe pastaj do t’i shtyjmë pushtuesit turq në Stamboll dhe nga Konstandinopoja, padyshim drej e në Bosfor.

Lexo po ashtu:  Nga Sami Frshëri: Kush ishte Mehmed Pasha nga Korça dhe si u bë mbreti i Egjiptit. Një histori e pabesueshme

Dumas u lidh me princin e Kastriotëve, ra në marrveshje me të për një kryengritje dhe Alandro Kastrioti shprehu dëshirën që në krye të kësaj kryengritjeje të ishte Aleksandër Dumas.

Madje në dispozicion të Shqipërisë ai vuri dhe anijen që e mbante pranë pallatit të tij… do të bëj për Shqipërinë atë që Garibaldi bëri për Italinë, – i shkruante shkrimtari një mikut të tij në Paris, nuk më intereson për Napoleonin, por për Shqipërinë dhe Greqinë, për këto vende ku do të luhet fati turk.

Shqipëria ishte një nga provincat më të vështira për t’u shfrytëzuar. Banorët e saj ishin mjaft të varfër, shumë të vendosur dhe nga ana tjetër të fshehur natyrshëm në vargmale të ashpra. Pashallarët e kishin shumë të vështirë të bënin aty pasuri, sepse secili e kish zakon të mbronte energjikisht bukën e vet.

Muhamedanë apo të krishterë, shqiptarët ishin të gjithë ushtarë. Kur nuk kishin ç’të bënin tjetër mbillnin arën e vet dhe korrnin atë te fqinjët, duke ia marrë sigurisht të lashtat, ose pastaj shkonin ekullosnin bëgëtinë, duke gjuajtur rastin për të shtënë në dorë atë të gjitonit.

Lexo po ashtu:  Një bisedë e panjohur me Dritëro Agollin për Kosovën, Çamërinë, politikën dhe letërsinë

E tillë ishte gjendja normale, jeta e rregullt e Epirit, Tesprotisë, Thesalisë dhe e Shqipërisë së Veriut. Shqipëria e Ulët më pak e fortë, ishte po ashtu më pak aktive dhe më pak e guximshme, dhe atje si në mjaft pjesë të tjera të Turqisë, njeriu i fushës ishte shpesh viktimë e njeriut të malit.

Pikërisht në male ishin ruajtur kujtimet për Skënderbeun dhe kishin gjetur strehë zakonet e Lakonisë së vjetër; ushtari trim i ngiheshin këngë me lirë, kurse kusari i shkathët u tregohej fëmijëve nga prindërit si shembulli më i lartë.

Kishte gëzime që kremtoheshin vetëm më plaçkën që i zihej të huajit dhe gjëja më e mirë e gostisë ishte gjithmonë një dash i vjedhur.

Çdo njeri vlerësohet sipas shkathtësisë dhe guximit që kishte, dhe ishte fat i madh të lidhej martesë me dobi kur dkish ndihej si kleft i mirë, apo kusar i mirë.

Shqiptarët, krenarë, e quanin liri këtë anarki dhe me përkushtim fetar kujdeseshin për ruajtjen e një trazire të trashëguar nga stërgjyshërit, duke i siguruar përherë vendin e parë më kreshnikut.

Ali Pashë Tepelena

Në kulmin e marrëdhënies së tij kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma, që e kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma që e kishte bërë të mbërrinte aty ku ndodhej.

“Gjithçka ia detyroj nënës sime, i thoshte ai një ditë konsullit të
Francës, sepse im atë, kur vdiq, nuk më la veçse një konak e disa ara. Mendja ime e ndezur nga këshillat e saj që më dha dy herë në jetë, sepse më bëri edhe njeri, edhe vezir, më zbuloi fshehtën e fatit që më priste.

Lexo po ashtu:  Pse Bektashia nuk duhet krijuar?

Që atëherë Tepelena për mua nuk qe veçse trualli i lindjes, nga i cili duhej të lëmohesha për të rënë mbi prenë që e përpunojë në kokë. Ëndërroja veç për fuqi, thesare, pallate, për gjithçka që koha ka krijuar e më premton sepse caku ku kam arritur nuk është fundi i shpresave të mia”.

Kostumi shqiptar

Ajo që binte sidomos në sy në këtë kostum, ishte çallma, pasi rrotullohej dy a tri herë rreth kokës, kalonte poshtë qafës dhe shkonte e mbërthehej te pika e vet e nisjes. Veçse kostumi duhej porositur e qepur, e të zbukurohej me qëndisma, gajtane e shirita.

Ai kostum, ende pothuaj i panjohur në Francë, ajo xhoke dhe ata dollakë me kadife të kuqe qëndisur në ar, ajo fustanellë e bardhë si bora, ku nuk mungonte as edhe një palë, ato armë të argjendta gjithë shkëlqim e tërë gdhendje të mrekullueshme, dhe sidomos origjinalitete i mbështjelljes së tokës tërhoqën gjithë sytë drejt meje. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *