Një vizatim i qelisë së burgut i bërë nga presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është shitur në një ankand në Nju Jork për 112 575 dollarë.

Vlera e vizatimit “Dera e Qelisë”, i cili është përfunduar nga Mandela në vitin 2002, i ka tejkaluar pritjet prej 60 mijë deri në 90 mijë dollarë.

Qelia i përkiste burgut në Roben Ajllënd, pranë Kejp Taunit. Mandela ka qenë i burgosur atje, përpara se të bëhej president. Ai ka qenë në burg 27 vjet dhe ka frymëzuar luftën kundër aparteidit. Mandela ka vdekur në vitin 2013. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Nikolae Çaushesku, i fiksuari pas dezinfektimit. Pas puthjes së Xhimi Karterit, lau fytyrën me alkool

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *