Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane ka thënë në këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po vazhdojnë të bëjnë apel te qytetarët për t’u vaksinuar, derisa kanë falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për doancionin e tyre të fundit.

Lexo po ashtu:  Inteligjenca britanike informon: Forcat ajrore ukrainase janë të suksesshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *