Tre fëmijë nga Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë për shërim në Izrael, të shoqëruar edhe nga nënat e tyre.

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e ka takuar drejtorin e organizatës “Save a Child’s Heart”, Simon Fisher, pas të cilit takim bëri të ditur se si fryt i bashkëpunimit mes Fisher dhe ambasadorit Dan Oryan kanë arritur të sigurojnë këtë udhëtim.

Përmes një postimi në Facebook, Demiri tha se ka qenë shumë i frytshëm.

“E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael”, thuhet në njoftim.

Ajo ka falënderuar Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona.

Lexo po ashtu:  Jamie Shea: BE të mos e pranojë Serbinë pa e zgjidhur problemin me Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *