Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, prezantoi hyrjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.

“Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar. Mes të tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive”, u shpreh Cakaj në postimin e tij.

Po ashtu, Cakaj theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve/ATSH.

Lexo po ashtu:  Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin shqiptar në dobi të Malit të Zi - Mali i Zi dyfishoj, trefishoj sipërfaqen e tij, me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km2 në dëm të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *