Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se gjatë takimit në Bruksel midis dy palëve, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme lidhur me çështjen e targave.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kjo në këmbim që Serbia të mos lëshojë targa ilegale me akronimet e qyteteve të Kosovës.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Por, për “habi”, BE-ja këtë nuk e pranoi, thotë Bajrami.
“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Twitter.




