Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se Marrëveshjen e Washingtonit e sheh si zotim politik dhe jo si një marrëveshje ligjërisht të obligueshme sepse ideja për një normalizim ekonomik është e rëndësishme dhe sjell shpresë që standardi i jetesës së njerëzve do të përmirësohet.

“Unë e shoh si një përfitimi dhe avantazh dhe jam shumë i lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler kanë ardhur në Beograd shumë shpejt pas marrëveshjes së Washingtonit”, ka thënë Godfrey për televizionin Nova.

Godfrey ka thënë se Washingtoni do t’i përmbushë premtimet e veta pasi hapi edhe zyrën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim(DFC) në Beograd kjo është sinjal i qartë se ShBA-ja dëshiron rezultate nga marrëveshja për normalizim ekonomik.

“ShBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Mbrëmë vonë Qeveria Kurti ka mbajtur mbledhje elektronike/ Ja vendimet që mori mbrëmë Qeveria në detyrë

Ambasadori amerikan ka shtuar se normalizimi ekonomik nuk është një garë me BE-në por një hap më tutje që kemi ndërmarrë ne në atë se çfarë është duke ndodhur në Bruksel dhe Bashkimi Evropian është udhëheqëse e çështjeve politike.

“Shpresoj që ne do ta mbajmë këtë momentum në marrëdhëniet serbo-amerikane dhe është një kënaqësi për të për ta bërë të qartë që Amerika shpreson që Serbia do të arrijë. Ne nuk dëshirojmë që Serbia të jetë në pozicion të shtypur, por dëshirojmë që të jetë shtet prosperues në paqe me fqinjët dhe të lëvizë drejt Evropës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *