Apple Inc po investon në teknologjinë e makinave autonome dhe synon që në 2024 të prodhojë një model të ndërtuar mbi baterinë e zhvilluar prej saj.

Përpjekjet automobilistike të prodhuesit të iPhone, të njohur si Project Titan, kanë avancuar që në vitin 2014, kur filloi të projektojë automjetin e vet nga e para. Në një moment, Apple i ndali përpjekjet për t’u përqëndruar te softuerër dhe më pas i rivlerësoi qëllimet e saj. Doug Field, një veteran i Apple që ka punuar në Tesla Inc, u kthye për të mbikëqyrur projektin në 2018 dhe pushoi nga puna 190 persona nga ekipi në 2019.

Që nga ajo kohë, Apple ka përparuar mjaft sa që tani synon të ndërtojë një automjet për konsumatorët, citon Reuters dy burime të saj. Qëllimi i Apple për të ndërtuar një automjet personal për tregun masiv vjen në kontrast me rivalët e tillë si Alphabet Inc’s Waymo, i cili ka ndërtuar robo-taksi për të transportuar pasagjerë për një shërbim udhëtimi pa shofer.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti tregon numrin e ministreve në Qeverinë e re

Thelbësore për strategjinë e Apple është dizajni i ri i baterisë që mund të “ulë” rrënjësisht “koston e baterive dhe të rrisë gamën e automjetit.

Apple nuk ka dhën detaje në lidhje me planet e saj ose produktet e ardhshme.

Prodhimi i një automjeti përfaqëson një sfidë të zinxhirit të furnizimit edhe për Apple, një kompani me kapital të madh investimi që bën qindra miliona produkte elektronikë çdo vit me pjesë nga e gjithë bota, por kurrë nuk ka prodhuar një makinë. Tesla-s së Elon Musk iu deshën 17 vjet para se të merret mbrapsht fitimin.

“Nëse ka një kompani në planet që ka burime për ta bërë atë, ndoshta është Apple. Por në të njëjtën kohë, nuk është një celular, ”tha një person i cili punoi në Project Titan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *