Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Nëndetësja bërthamore amerikane, USS Georgia, mbërriti të hënën në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik, e shoqëruar nga dy anije luftarake amerikane. Mbërritja e nëndetëses në zonë vjen në një moment tensionesh tepër të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Iranin për sulmin me raketa që iu bë ambasadës amerikane në Bagdad, të dielën.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se Irani mund të përdorë përvjetorin e vrasjes së Gjeneralit Qasem Solemani për të kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara.

Marina amerikane rrallëherë jep detaje mbi vendndodhjen e nëndetëseve të saj, por në njoftimin e së hënës specifikohej edhe fuqia luftarake e saj, me “154 predha Tomahawk”.

Lexo po ashtu:  ​Paralajmërimi i Vjosa Osmanit: Nuk do të toleroj të abuzohet me KQZ-në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *