Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur përkrahjen për asat anti-COVID që u miratuan dje nga Qeveria e Kosovës.

Me anë të një njoftimi, Ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar të efektshme në ndalimin e përhapjes së COVID-19 në vend.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Masat e reja do të fillojnë së zbatuari nga dita e nesërme deri me 18 prill.

Lexo po ashtu:  Serbia dyshohet se ka mashtruar BE-në duke thënë se 4000 pacientë janë shëruar nga koronavirusi brenda një dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *