Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet ka reaguar pak minuta para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikën e Kosovës.

Ai në “Twitter” u ka bërë thirrje deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kourum për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Këto janë armët amerikane që do marrë Ukraina nga pakoja e re e ndihmës ushtarake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *