Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet ka reaguar pak minuta para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikën e Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai në “Twitter” u ka bërë thirrje deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kourum për zgjedhjen e presidentit.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, tha ai.




