Mjeku popullor, Hysni Peqani, ka thënë se Kosova do të ketë një qeveri të re. Ai ka parashikuar deputetët që nuk do të votojnë Qeverinë Hoti.

Burdushi ka thënë se prej partive që kanë lidhur koalicion, Donika Kadaj dhe Haxhi Avdyli nuk do të votojnë qeverinë Hoti.

“Një deputete kaçurrele nuk do të votojë qeverinë. Kjo mund të ndryshojë nëse i bëjnë magji. Ky është parashikimi im, por kjo është në dorë të Zotit”, thotë ai.

“As deputeti me shkronjën H, ky duhet të jetë Haxhi Avdyli, nuk do të votojë”

Tutje ai ka parashikuar se a do të krijohet qeveria.

“Qeveria do të bëhet. Mirëpo parashikoj se nuk do të ketë gjatësi të madhe. Diku deri në mars më së gjati”, tregon ai.

Burdushi është analisti politik i Kosovës, as më i mirë e as më i keq se sa shumica e analistëve tjerë shqiptarë. Me një fjalë janë pseudoanalistë, sharllatanë e Falltorë, e jo analistë që nisen nga hulumtimet dhe teoritë shkencore.

Lexo po ashtu:  33 ushtarë turq vriten në një sulm ajror në Siri – Rusia dhe Turqia po i afrohen konfliktit të hapur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *