Më parë, faqja e Apple kishte këshilluar kundra përdorimit të produkteve pastruese sepse ato mund të dëmtojnë shtresën e veçantë në ekran që shërben për shamgien e lënies së shenjave të gishtave.Apple thotë se mund të përdorni letra dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj

Apple ka përditësuar uebsajtin me instruksionet se është në rregull të përdorni letra të lagëta dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj apo paijset e tjera Apple.

Më parë, faqja e Apple kishte këshilluar kundra përdorimit të produkteve pastruese sepse ato mund të dëmtojnë shtresën e veçantë në ekran që shërben për shamgien e lënies së shenjave të gishtave.

Ndryshimi vjen pas kërkesës së shumtë të njerëzve për të mbajtur duart dhe telefonat e tyre larg mikrobeve, pasi koronavirusi po përhapet në të gjithë botën.

Si të pastroni iPhone-in tuaj

  • Fikni telefonin tuaj.
  • Nëse do të përdorni letër të lagët dezinfektuese, pastroni sipërfaqen e telefonit me letër.
  • Sigurohuni që të mos krijoni kontakt me ujin në portën e karikimit apo portat e tjera.
  • Nëse nuk keni letër dezinfektuese, mund të përdorni një pëlhurë të butë të përshtatshme.
  • Mos përdorni letra apo lecka me sipërfaqe të ashpër që mund të dëmtojnë ekranin.
  • Mos spërkatni pastrues direkt në telefon dhe mos përdorni asgjë që përmban zbardhues.
Lexo po ashtu:  A e dëmton kompjuterin ndërprerja e papritur e energjisë elektrike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *