Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Pa koekzistencë paqësore,  s’ka paqe të qëndrueshme

 

*** Presidenti i Amerikës, Joe Biden deklaroi se “Amerika kurrën e kurrës nuk do t’i njohë pretendimet e Rusisë ndaj territorit sovran të Ukrainës, ngase në mënyrë flagrante ka shkelur parimet themelore të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare  të sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të vazhdimit të ambicieve imperialiste”.( https://www.reuters.com/world/biden-says-us-will-never-recognize-russia-claims-ukraine-2022-09-29/) .

 Putini po ta kishte lexuar Doktrinën e koekzistencës paqësore të Vladimir I.eninit, i cili më 1920, e shpëtoi BRSS-në nga ndërhyrja e shteteve kapitaliste, mbase përmes parimit të koekzistencës paqësore të bashkëpunimit me Perëndimin ia arriti t’i shmangej konfrontimit me shtetet e botës kapitaliste. Kjo strategji vizionare e Leninit, bëri që  politika e jashtme dhe diplomacia e Bashkimit Sovjetik, të ndikonte pozitivisht në përcaktimin e koncepteve themelore të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, sepse hapi dyert dhe mundësitë reale të marrëveshjes, të bashkëpunimit dhe të normalizimit reciprok të marrëdhënieve të shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore. Kjo ishte “formula” e vetme   racionale paqësore për shmangien e konflikteve dhe të luftërave agresive dhe pushtuese mes BRSS-së dhe shteteve kapitaliste perëndimore.

 Në vend të koekzistencës paqësore, Vladimir Putini zgjodhi politikën e forcës dhe agresionin kundër Ukrainës, duke u konfrontuar kështu me BE-në, me NATO-n dhe me Amerikën !?

 Këtë strategji fatale antipaqësore dhe antidemokratike, Putini e  dëshmoi, edhe më 30 shtator 2022, kur Rusia i  aneksoi  “rajonet e Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Zaporiozhzhia dhe Kherson”, duke u bazuar në rezultatet e referendumeve të mbajtura më 30 shtator, ku shumica dërrmuese ruse e këtyre rajoneve u deklarua për pavarësimin  dhe për integrimin e tyre me Rusinë e Vladimir Putinit.

Mirëpoo, shpalljen e  shkëputjes së këtyre rajoneve me referendum,  e hodhën poshtë BE-ja, duke  nënvizuar se “kurrë nuk do të njohim referendume ilegale, të orkestruara nga Rusia si pretekst për dhunën e mëtejme ndaj pavarësisë së Ukrainës.” (https://www.usnews.com/news/world/articles/2022-09-30/eu-condemns-russian-annexation-will-never-accept-illegal-referendum ).

 

 Ashtu si dikur BRSS-ja, që u përjashtua nga Lidhja e Kombeve, të përjashtohet edhe Rusia nga OKB-ja

Sepse  në mënyrë flagrante ka shkelur parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Këtë e ka denoncuar edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, BE-ja dhe NATO-ja, më 30 shtator 2022. Pra, konkluzini  i përbashkët  për pezullimin e Rusisë nga OKB-ja, është i qartë, Vladimir Putini  ka dhunuar të gjitha normat,rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëare dhe të  Kartës së OKB-së,  me rastin e agresionit dhe të mbajtjes së referendumeve në territoret e Ukrainës (Donetsk, Luhansk, Zaporiozhzhia dhe Kherson”).

OKB-ja të veprojë si Lidhja e Kombeve

Ndryshe, shtetet e mëdha për qëllime  dhe interesa kolonialiste, imperilaiste , hegjemoniste dhe militariste, do të vazhdojnë me agresionet e tyre kundër pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit territorial vendeve të vegjël. Kjo praktikë duhet të ndërpritet  nga ana e  OKB-së, ngase, para së gjithash kjo do të jetë thumb nga agresorët dhe neokolonialistët e ndryshëm sikurse që janë Rusia dhe Serbia si anëtare të OKB-së. Kjo është nonsense, që këto dy shtete të jenë edhe më tej anëtare të OKB-së, mbase kjo është në kundërshtim me qëllimet dhe me parimet e Kartës së OKB-së, si dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Political imperialism (English)

Pra, të rikujtojmë se, më 14 dhjetor 1940, Lidhja e Kombeve në Gjenevë mori vendimin e justifikueshëm ligjor , që BRSS-në e përjashtoi nga radhët e saj për shkak të invadimit të Finlandës(30 nëntor 1939). Ndërkaq, OKB-ja nuk përjashtoi as Serbinë për 3 gjenocidet e saj ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), e as Federatën Ruse të Putinit për shkak të agresionit invadues të Ukrainës, më 24 shkurt 2022.

Derisa Serbia gjenocidale (1990-1999) dhe Rusia pushtuese agresore e Vladimir Putinit nuk përjashtohen nga OKB-ja, paqja dhe siguria e përbotshme, do të jenë  në rrezik permanent për shkak të shkeljes së rendit juridik pozitiv ndërkombëtar,  të drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kjo formë e ndërhyrjes brutale e vrasjes së popujve të pafajshëm dhe e shteteve të pavarura dhe sovrane, është antihumane dhe antiligjore në kundërshtim me vlerat universale  dhe civilizuese të bashkësisë ndërkombëtare, të ndaluara dhe të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, jo vetëm Rusia dhe Serbia, por çdo shtet tjetër-anëtar i OKB-së, që shkel këto instrumente juridike ndërkombëtare, do të duhej pezulluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbase misioni i saj i përhershëm është në favorin e ruajtjes së paqes, në zgjidhjen e konflikteve  të armatosura, që rrezikojnë paqen dhe sigurinë në dimensione  botërore.

Pa zbatimin e së drejtësës ndërkombëtare, rendi juridik pozitiv ndërkombëtar,bashkëpunimi, paqja dhe siguria botërore janë të brishta, pa asnjë kuptim dhe, pa kurfarë perspektive për njerëzimin.

Këtë e dëshmoi edhe periudha 30-vjeçare e  pas  “luftës së ftohtë” (1990-2022)., e cila karakterizohet  nga varfëria, nga mjerimi material-ekonomik, nga uria, nga pazhvillueshmëria, nga papunësia, nga miliona viktima dhe refugjatë të zhvendosur nga vatrat e tyre në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në Amerikë, në Kanda, në Australi dhe në Zelandën e Re…,etj., si rrjedhojë e shumë konflikteve të armatosura dhe të luftërave pushtuese agresive dhe gjenocidale, siç ishin edhe ato të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e cila në kundërshtim flagrant me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, kreu 3 agresione gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës(1992-1999).

Mirëpo, me gjithë këto vepra penale ndërkombëtare, Serbia e Slobodan Milosheviqit, edhe sot (2022), është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe e OSBE-së?

Lexo po ashtu:  Falimentimi ekonomik i Rusisë është çështje javësh

Kjo anomali, në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve  të Bashkuara, është nonsens, sepse ka rrezikuar dhe ka shkelur paqen, sigurinë dhe rendin juridik ndërkombëtar, ashtu sikurse dikur Gjermania nazifashiste e Hitlerit (1939-1945), ku si rrjedhim pati efektet tragjike në shthurjen e Lidhjes së Kombeve (1920).

Kjo, sot po ndodh edhe në Ukrainë, ku politika e forcës, agresioni dhe lufta pushtuese e Rusisë së Vladimir Putinit (vrau me qindra e me mijëra ukrainas, si dhe shumë të tjerë i detyroi që të braktisin shtëpitë e tyre në vendet fqinje, në Evropë dhe në Amerikë etj.), vetëm për t’i aneksuar territoret e saj, siç janë: Krimea, Donetsk, Luhansk, Zaporiozhzhia dhe Kherson.

Sipas  së dhënave statistikore të KLRKB-së (UNHCR) numri i të shpërngulurëve  me  forcë në mbarë botën, është rritur në “90 milionë sish që nga fundi i vitit 2021. Ndërkaq, që nga 24 shkurti i vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia e Vladimir Putinit, numri i të shpërngulurëve me dhunë e terror brenda Ukrainës ëstë 8 milionë, kurse jashtë saj, u detyruan me forcë të emigrojnë rreth 6 milionë sish.”( https://news.un.org/en/story/2022/05/1118772?gclid=EAIaIQobChMIgerrho3A-gIVBbjICh14QQ7lEAAYAyAAEgJM9vD_BwE

Lidhja e Kombeve e përjashtoi Bashkimin Sovjetik pasiqë ky  bëri agresion ndaj Finlandës më 30 nëntor  1939 !

Në këtë vështrim shtrohet pyetja  racionale, e pse sot, edhe  OKB-ja nuk e përjashtoi Federatën Ruse të Vladimir Putinit pasi kjo bëri agresion, duke e pushtuar Ukraionën e pavarur dhe sovrane?

Gjithashtu, pse OKB-ja nuk përjashtoi nga radhët e saj Serbinë agresore pushtuese, e cila, edhe pas kryerjes së 3 gjenocideve kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), nuk u penalizua sipas së Kartës së Kombeve të Bashksuara dhe të së drejtës ndërkombëtare ?

Zbatimi i  së drejtës ndërkombëtare, është instrumenti kryesor i ligjshëm dhe i justifikueshëm  i rujatjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe, njëkohësisht i ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Pa respektimin e saj të plotë, nuk mund të ketë drejtësi, as stabilitet, as paqe e as siguri në sferën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, pavarësisht   diktatit dhe politikës së forcës për të mbizotëruar botën.

Këtë domosdoshmëri të zbatimit të parimeve, të rregullave dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë koherente, duhet mbajtur parasysh dhe, duke e zbatuar rigorozisht ndaj abuzuesve dhe  ndaj shkelësve të saj, pavaraësisht se, janë të mëdhenj apo të vegjël. Ndryshe,  është irracionale të shpresohet dhe të besohet se shpërthimi i konflikteve dhe i lufutërave të përgjkashme, siç është edhe agresioni luftarak i Rusisë pushtimit të Ukrainës (24 shkurt 2022), mund të parandalohet ose të përfundojë vetëm duke ushtruar trysni dhe diktat politik , por duhet të zbatohet Karta e Kombeve të Bashkuara, që lejon dhe urdhëron mekanizmat e saj juridike ligjore për ndëshkimin  e atyre vendeve, që shkelin të drejtën ndërkombëtare, siç ishte edhe Serbia e Slobodan Milosheviqit, e cila bëri 3 gjenocide për shfarosjen e kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të Shqiptarëve në Kosovë (1990-1999),  vetëm pse nuk ishin serbë dhe, pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre sikurse që i kishin sundimtarët kolonialistë serbë për më se një shekull (1912-1999).

Lexo po ashtu:  Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

Dialogu i Brukselit bjerrje kohe, sepse presidenti Vuçiq përditë po trumbeton se : “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën” !

Duke qenë se Serbia si shtet kolonialist 100-vjeçar (1912-1999) pati humbur luftën e saj agresive, pushtuese , koloniale dhe gjenocidale në Kosovë nga bombardimi i forcave të NATO-s(24 mars – 10 qershor 1999) dhe të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kosovës (UÇK).  Pra, kjo fitore e detyroi Serbinë agresore, që përgjithmonë të tërheqej nga Kosova. Me një fjalë, kjo është përgjigjja historike, politike, diplomatike dhe ushtarake Serbisë kolonialiste se, nuk ka më kurrfarë të drejte, që të hynte në negociata me palën zyrtare të Kosovës, sepse kishte  konsumuar mandatin e  saj kolonialist, hegjemonist dhe imperialist në Kosovën e Shqipërisë Etnike.  Këtë  de fakto dhe de jure e provoi edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të më se 100 shteteve  të tjera anëtare të OKB-së.

Kjo njohje e pavarësisë së Kosovës mbylli triumfalisht çdo shteg dhe dilemë qoftë politike a juridike, që Serbia  post festom, të involvohej në ndonjë dialog apo multidialog me Kosovën e lirë dhe të pavarur, mbase e humbi si koloni të dikurshme (1912-1999).

Mirëpo, Beogradi zyrtarë me ish-bashkëveprimtarët e çetniko-fashistë të Slobodan Milosheviqit, të Arkanit dhe të Vojislav Sheshelit…etj., siç ishin Tomislav Nikoliq, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, A.Vulin. Odaloviq, Vuk Jeremiq…etj. “patentuan”  të ahtuquajturin “Dialogun e Brukselit” (2011), i cili ende po vazhdon si i tillë (2022), edhe pse deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë. Po ndodh kështu, sepse Serbia nuk ka marrë përgjigje juridike ndërkombëtare nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë, në Kroaci dhe në Srebrenicë.

-Tash, pas një dekade (2011-2022), çfarë mund të presim nga Dialogu i Brukeslit, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij ultranacionaliste dhe klerofshiste po trumbetojnë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën, ngase sipas tyre dhe, sips Kushtetutës në fuqi të Serbisë (2006) “Kosova na qenka  krahinë e Serbisë”!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *